PD depoziton padinë ndaj Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per Partine Demokratike kryeministri Edi Rama ka konsumuar 3 vepra penale e per ketë arsye i është drejtuar organit te akuzës per te nisur hetimet. Kallëzimi eshte dorëzuar nga nënkryetari i grupit parlamentar, Eduard Halimi i cili del per here te pare para mediave qe prej largimit nga Komisioni i reformës ne drejtësi. Vete Halimi ka deklaruar se nga faktet e publikuara deri tani Kryeministri Rama, në vitin 2012, ka përdorur 80 mijë dollarë, për të bërë një financim të paligjshëm në fushatën elektorale në SHBA per te siguruar nje foto me presidentin Obama. I menjëhershëm ka qene reagimi i Drejtorisë se Komunikimit prane kryeministrit, e cila ka përsëritur se Edi Rama s?ka lidhje me asnjë lloj financimi të paligjshëm. Ne ketë deklarate theksohet se opozita përveç baltës dhe kallëzimeve duhet te merret seriozisht me reformën ne drejtësi. ?Çfarë e frikëson Partinë Demokratike në përfshirjen e aleateve tanë strategjikë në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi? Këto janë pikëpyetjet e mëdha të Shqipërisë së sotme dhe jo fotografia e vitit 2012 me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.? thuhet ne deklaratën e kryeministrisë.