“Arrest shtëpie” për Rroshin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit nuk ndryshon masën e sigurisë për Elvis Rroshin, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë të arrestit shtëpiak për kryebashkiakun e Kavajës. Vetë Rroshi nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga Avokati i tij Theodhori Sollaku.Mbrojtja, i kërkoi trupit gjykues ndryshimin e masës së sigurisë dhe lënien e lirë me ?detyrim paraqitje? për Rroshin, pasi ndaj këtij të fundit nuk ka asnjë provë të qenësishme që provojë akuzat e Prokurorisë. Prokuroria e Tiranës, e cila po heton Elvis Rroshin, deklaroi se i akuzuari nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të Drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso. Gjithashtu, kryebashkiaku nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit. Nga hetimet e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës, thekson organi i akuzës. Edhe pse kryebashkiaku i Kavajës ndodhet nën masën e sigurisë të arrestit shtëpie, përsëri Elvis Rroshi e ushtron detyrën e tij, pasi nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga organet ligjzbatuese në vend.

Free Traffic Exchange