Report TV - Luan Rama:Po të më ndodhte kur isha ministër, do isha shkarkuar

2016-07-19 1

Debate të forta janë bërë sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ku deputeti Luan Rama ka thënë se po të ndodhte grabitja e Rinasit në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm, ai do të shkarkohej.

Kjo deklaratë ka ardhur gjatë debatit me deputetin socialist Pjerin Ndreu i cili i ka thënë Flamur Nokës se Luan Rama po e përfaqësonte denjësisht.

?Flamur, Luan Rama të ka përfaqësuar denjësisht? ka thënë Ndreu.

?Pjerin po të kishte ndodhur në kohën kur ishe polic i Tiranës do ishe shkaktuar, po ashtu edhe unë si Ministër?. tha Luan Rama.

Për debatin Ndreu-Luan Rama, Pirro Lutaj ka thënë se ai ishte jo informal, ndërkohë që sa i takon grabitjes, ai ka thënë se, ajo ishte një ngjarje e rëndë që duhet të zbardhet.

?Nuk bëj analiza debatesh, komisioni duhet të merret me objektin e saj, ky është debat i bërë jashtë formalizmave, është debat informal. Unë kam parë elementë të kontratës së koncencinarit, që i jep të drejtë absolute për të kontrolluar elementët e sigurisë. Kjo nuk shmang angazhimin e strukturave tona. Opozita do që ta politizojë këtë gjë, duke e lidhur me faktin se strukturat nuk kanë marrë masat e duhura. Grabitja është e rëndë, duhet të nxirren përgjegjësitë, duhen parë kompetencat? tha ai.

Free Traffic Exchange