Report TV - Ristani: Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

2016-07-19 5

Sekretari i përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se Belgjika ka vendosur të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Sipas Ristanit, ky vendim i ardhur në kulmin e sezonit turistik dhe në prag të hapjes së negociatave për Shqipërinë ka si shkak standartet e sigurisë në vend, të cilat janë në nivelin 0. Në deklaratën e tij Ristani është shprehur:

''Lajmet e këqija për Shqipërinë nuk kanë të sosur.
Në kulmin e sezonit turistik dhe në prag të diskutimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.
Lufta kundër krimit dhe trafiqeve, bëri që në 2012 Belgjika ta fusë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim i rëndësishëm i parapriu vendimit për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Schengen.