Report TV - Agim Rada: Bëhen pazare të pista me monumentet, ngrihen pa kriter

2016-07-19 1

25 vjet pas rënies së diktaturës në Shqipëri ende nuk ka një kriter të qartë se cilat figura historike kanë merita që t?u ngrihet një monument. Nxitohen të bëhen monumente për heronj të ditës, por që ende nuk i ka verifikuar historia, deklaron drejtori i Qendrës së Realizimit të veprave të artit, Agim Rada.

Sipas Radës në një pjesë të momumenteve të ngritura mungon poezia dhe njerëzillëku. Skulptori i njohur deklaron se me kalimin e kohës disa prej këtyre monumenteve përfundojnë për skrap, si pasojë e pazareve të pista që bëhen me ato institucione që i miratojnë

Agim Rada është edhe autori i një shtatoreje të Skënderbeut që do të ngrihet se shpejti në një lartësi prej 6 metrash në zonën 19 të Parisit, në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar që nga viti 1977.