Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në pikën turistikë të Shirokës, qindra qytetarë kanë festuar Ditën e Liqenit. Nga Shkodra u improvizua një anije që qytetarët ta shijonin udhëtimin deri në Shirokë, ku festohej ?Dita e Liqenit?. Liqeni i Shkodrës është shpallur zonë e mbrojtur Ramsar dhe apelohet për më shumë kujdes për ruajtjen e tij.
Shkodrës i mungon prej vitesh gumëzhima e anijeve mbi ujërat e liqenit të saj që dikur stacionoheshin pranë ?Urës së vjetër të Bunës?, për shkodranët e njohur ndryshe si moli.
Sot anija është rikthyer, por vetëm për të marrë qytetarët që duan të shijojnë udhëtimin deri në pikën turistike të Shirokës, aty ku festohet ?Dita e Liqenit?.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/dita-e-liqenit-feste-dhe-aktivitete-ne-piken-turistike-te-shirokes/