Kompania koncesionare e aeroportit të Rinasit nuk e ka njoftuar në kohë policinë për grabitjen e ndodhur në pistën e saj. Pavarësisht se TIA pretendoi sot se e ka dhënë alarmin gjatë kohës kur grabitësit ndodheshin në vendngjarje Report Tv zbulon raportin e vet TIA për policinë të datës 30 qershor kur rezulton se alarmi është dhënë një minute pasi grabitësit kishin dalë nga porta e perimetrit të aeroportit
Kompania koncesionare e aeroportit të Rinasit TIA pretendon se alarmi i është dhënë policisë ndërsa grabitësit ishin ende brenda perimetrit të brendshëm të aeroportit.
Por pikërisht këtu TIA nuk thotë të vërtetën. Sipas pamjeve ekskluzive të transmetuara në Report Tv makina e kuqe e grabitësve hyn në rrethimin e aeroportin në orën 14:24 minuta, kryejnë grabitjen të pa shqetësuar dhe fiks në orën 14:27 makina e tyre del nga perimetri rrethues.
Por në cfarë orë jepet alarmi për policinë nga TIA? Sipas raportit ditor të 30 qershorit të përgatitur nga TIA, kopjen e të cilit disponon Report Tv, alarmi i jepet policisë në orën 14:28, pra një minutë pasi grabitësit kishin dalë nga perimetri i aeroportit dhe 4 minuta pasi ata kishin hyre ne aeroport.