Menjëherë pas akuzave dhe sulmit të bërë nga Tirana Internacional Aeroport ndaj policisë së shtetit, për grabitjen në Rinas, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e cila i është përgjigjur duke i thënë se, policia është përgjigjur në kohë sapo ka marrë njoftimin për grabitjen.
Ka qenë zëvendësministri i brendshëm, Stefan Çipa ai që ka thënë se, policia ka vepruar atëherë kur është njoftuar dhe gjithçka është e faktuar nga kamerat e sigurisë.
Çipa ka shtuar se, mbetet në dot të prokurorisë zbardhja e ngjarjes.
?Policia e shtetit ka vepruar atëherë kur është njoftuar. Gjithçka e faktuar nga kamerat e sigurisë. Mbetet në dorë të Prokurorisë zbardhja e ngjarjes? tha ai.
Redaksia Online