Report TV - Grabitja, shtyhet masa e sigurisë për 2 punonjës, tërhiqet gjyqtarja

2016-07-19 6

Gjykata e Krujës pritet që sot të caktojë masën e sigurisë për pesë personat e ndaluar lidhur me grabitjen e rreth 1 milion eurove nga tre persona në aeroportin e Rinasit. Në pamjet e transmetuara live nga Report TV janë momentet e mbërritjes së të ndaluarve në Gjykatë dhe seanca gjyqësore për tre nga pesë të ndaluarit. Një ditë më parë Prokuroria bëri të ditur se, dosjen ia ka dërguar Gjykatës së Krujës për pesë personat, ku ka kërkuar masën e sigurisë ?Arrest me burg? për 5 të ndaluarit. Trupi gjykues pritet që të dëgjojë relacionin që do të paraqesë Prokuroria dhe mbrojtjen që do të bëjnë avokatët e palës tjetër, dhe më pas të marrë vendimin nëse do të lërë në burg të ndaluarit. Sipas prokurorisë, mungesa e monitorimit në derën hyrëse të karburanteve në aeroportin Nënë Tereza, futja e automjetit të blinduar pa shofer si dhe lënia hap e dyerve të blindit deri në kasafortën e parave i kanë mundësuar tre grabitësve marrjen e 995 mijë eurove në pistën e avionëve. Arben Karafili, shef i stacionit të kompanisë ?ICTS Albania? pranë aeroportit Nënën Tereza. Megjithëse në detyrat e tij funksionale ka kontrollin e gjendjes së sigurisë së aeroportit dhe marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar depërtimin e autorëve të ngjarjes me automjet në portën e karburnateve BP, edhe pse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit. Nga ana tjetër, sipas prokurorisë, agjentët e patrullës së kompanisë koncensionare Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyre të kontrollojnë perimetrin e aeroportit, nuk kanë kryer detyrat e tyre për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar mbi çdo lëvizje. Sipas veprimeve hetimore nuk evidentohet nga këta persona që të kenë kryer ndonjë veprim aktiv për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurinë e aeroportit. Ndërsa sa i përket Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale, Vangjel Nikolla sipas organit të akuzës, ai ka pasur si detyrë kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës së nënshkruar me firmë ICST Albania. Po ashtu, Nikolla ngarkohet me përgjegjësi edhe për faktin se në momentet kur ka ndodhur grabitja nuk funksiononin elementët e sigurisë, pasi kjo ngjarje e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza. Sipas prokurorisë, rezulton se personi tjetër nën hetim, Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i një Banke të nivelit të dytë ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, fugonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave. Gjyqtarja Enkele...