I mbijetuari i Holokaustit dhe fituesi i çmimit ?Nobel? për Paqen, Elie Wiesel ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Ai vdiq në SHBA, ku jetoi që prej vitit 1960 duke qenë edhe nënshtetas. Wiesel u bë i famshëm pasi shkroi për përvojën e tij si një adoleshent në kampet naziste të përqëndrimit, ku ai humbi babain, nënën dhe një motër më të re.