Trupa e Baletit Kombëtar të Maqedonisë ka shfaqur këtë të shtunë në Tiranë baletin ?Dhoma e kuqe?. Ky balet modern i Igor Kirov është frymëzuar nga kompozimi ?Vajza dhe vdekja? i Schubert-it për kuartet harqesh. Në një koreografi interesante vdekja e etur për pak dashuri afrohet tek njerëzit dhe dashurohet me profetin. E merr Atë në botën e përtejme ? në botën e dhomës së kuqe.
Krirov e ka ndarë fabulën në dy pjesë: në kërkimin e profetit dhe në përpjekjet për ta rikthyer në botën e të gjallëve? Në kërcimin e balerinës fillon udhëtimi fillestar.
Në nëntokë, vajza e gjen profetin, rifiton dashurinë e tij dhe kthehen në botën e të gjallëve. Ata e lënë vdekjen në vetminë dhe zbrazëtinë e saj. Balerinët e tjerë kanë interpretuar formën e gjendjeve dhe të ndjenjave. Këto lëvizje përfaqësojnë kontrastin mes tokësores dhe botës së përtejme. ?Dhoma e kuqe? nga njëra anë kthehet në një skenë e dashurisë së pafundme dhe nga ana tjetër tregon për vetminë si e vetmja formë përkatësie absolute që përfaqësohet me anë të gjuhës së një trupi në krizë.