Ora News – Tri motra me sindromën Alport kërkojnë ndihmë për transplant të veshkave

2016-07-19 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rasti i rrallë në Shqipëri, 3 motra në moshën 22 vjeçare janë diagnostikuar me sindromën ALPORT, sëmundje e rëndë e veshkave dhe aktualisht janë në dializë.
Dyshohet nga familjarët se po kjo sindromë ka shkaktuar vdekjen e një tjerë anëtare të familjes Markaj, 12 vite me parë.
Elona Markaj, Arta Markaj dhe Elida Markaj i janë drejtuar Ora News për të sensibilizuar opinion e gjerë publik mbi sindromën Alport, por dhe për të kërkuar nga ministria e shëndetësisë; ndihmë në kryerjen së transplantit të veshkave; 2 dhurime do të bëhen nga prindërit e vajzave, ndërsa vajza e tretë ende nuk ka donator.
Elona Markaj: Përpara 12 vitesh edhe një motër ka humbur jetën nga ky shkak, ne kërkojmë nga shteti që të na ndihmojnë për transplant. Kemi 2 dhurues që është mami dhe babi, por jemi 3 motra. Kerkojmë që nëse është e mundur transplantin ta bejme jashtë shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tri-motra-me-sindromen-alport-kerkojne-ndihme-per-transplantim/