Ora News – Falsifikimi i 240 mln euro prona, Krimet e Rënda: Dyshohet grup i strukturuar kriminal

2016-07-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimet për sekuestron e rreth 340 hektarëve tokë me vlerë 240 mln euro.
Hetimet i nisi fillimisht Prokuroria e Vlorës, ndërsa deri më tani janë regjistruar tre raste.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, në përbërjen të cilit mendohet se janë përfshirë zyrtarë lokalë, të cilëve u janë ngarkuar detyra konkrete në lidhje me falsifikimin apo dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, zyrtarë të punësuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranë ZVRPP Vlorë.
Prokuroria për Krime të Rënda vendosi të thellojë më tej hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës gjatë tre muajve të fundit dhe pasi ka zbuluar skemën e falsifikimit të dokumenteve është bërë edhe sekuestrimin e pasurive përkatësisht në Palasë, tokë me sipërfaqe 33 hektarë, në vlerë rreth 30 milionë euro.
Në Karaburun, tokë me sipërfaqe 220 hektarë, me vlerë rreth 110 milionë euro dhe në Zvërnec, tokë me sipërfaqe 89 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro. Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshimet se, në të tre episodet janë të përfshirë shtetasit nën hetim Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj, të cilët, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprave penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/falsifikimi-i-240-mln-euro-prona-krimet-e-renda-grup-i-strukturuar-kriminal/