Ora News – Taksat në plazh, Bashkia Vlorë asnjë tolerim për subjektet debitore

2016-07-19 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 40 subjekte tregtare në zonën e Zvërnecit kanë qenë në fokus të aksionit të ndërmarrë nga tatimorët.
Bëhet fjalë kryesisht për njësi shërbimi, hotele, bar-restorante apo plazhe private të cilët do të kontrollohen imtësisht nga tatimorët sa i përket shlyerjes se detyrimeve tatimore.
Administratorja e njësisë Qendër Margarita Koço ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet që nuk kanë paguar detyrimet apo janë debitorë ndaj bashkisë së Vlorës. Sipas administratores subjekteve u është lënë afati i duhur për të shlyer të gjitha detyrimet që kanë pasur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/taksat-ne-plazh-bashkia-vlore-asnje-tolerim-per-subjektet-debitore/