Gara ??FRESH voice?? e të rinjve socialistë ka zbritur këtë të dielë në qytetin juglindor të Korçës në të fundit takim të këtij lloji, të rinjtë e partisë më të madhe në pushtet kanë shpalosur vizionin e tyre rreth politikës dhe politikë bërjes, përpara jurisë dhe të rinjve socialistë. Pandeli Majko ndërsa ka përgëzuar të rinjtë korçarë që iu bashkuan këtij rrugëtimi u kujtoi atyre se ka konflikt interesi me këtë qytet për shkak të origjinës së tij. Batutat nuk kanë munguar me të rinjtë edhe me anëtarin tjetër të jurisë, aktorin Gazmend Paja.
Me 20 mars partia Socialiste hapi konkursin për zgjedhjet e krerëve të Forumit Rinor Socialist në rrethe sipas një projekti të quajtur ?FRESSH Voice?. Aplikimi në ?fressshvoice.al? u bë nga 20 marsi deri më 20 prill, për të rinj nga 16-28 vjeç; më pas janë zhvilluar dëgjesa në çdo bashki të vendit, përballë jurisë së përbërë nga Pandeli Majko, Elsia Spiropali, Gazmend Paja dhe Arlinda Dudaj. Nga ky proces më të mirët do përzgjidhen për FRESSH-in në komunitetin e tyre, por dhe në qendër.