Brexit nuk zhvlerëson gjuhen angleze - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian kane nisur dhe diskutimet per rolin e gjuhës angleze ne Europe dhe institucionet e saj. Zyrtare te larte ne Parlamentin Europian kane hedhur idenë e daljes anglishtes si një nga nga gjuhet zyrtare te BE. Por pas Brexit a mund te jete anglishtja viktima dhe ndëshkimi i Europes? Profesori i historisë dhe marrëdhënieve Ndërkombëtare ne Universitetin e Tiranës, Petrit Nathanaili tregon se gjuha angleze ka baza te forta ne europe. Po ashtu ndikimi dhe roli i shteteve te Bashkuara te Amerikës e ben kete gjuhe ndërkombëtare. 25 vitet e fundit edhe Shqipëria është orientuar drejt gjuhës angleze. Sistemi arsimor ne vendin tone i jep përparësi anglishtes dhe me pas gjuhëve te tjera, frëngjisht, gjermanisht e italisht. Profesori i gazetarisë Artan Fuga edhe pse fanatik i frëngjishtes tregon se me apo pa Britaninë ne Europe, roli i gjuhës angleze nuk do te zbehet dhe kjo për disa arsye. Pas Brexit, Bashkimi Europian tashme ka 27 vende anëtare dhe 24 gjuhe zyrtare. Por ndryshe nga gjuhet e tjera, anglishtja është gjuha zyrtare institucionale e Bashkimit Europian dhe institucioneve te saj. Pas dy vjetësh kur te përfundoje i gjithë procesi i daljes se Britanisë nga BE, nuk dihet nese anglishtja do te jete me gjuha primare e letrave, por përtej institucioneve e sigurt qe ajo do te dominoje mbi te tjerat.