Ora News - Zëvendës/Presidenti i SHBA takime me ata që do mbështesin reformën në drejtësi

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në fund të muajit gusht në Tiranë. Pritet që dosja e tij diplomatike do të ketë fokus reformën në drejtësi.Mësohet nga burime jo zyrtare, se zëvendës/Presidenti Joe Biden pritet të ketë takime me ata që do të mbështesin draftin e reformës në drejtësi, tek i cili ka vënë vulën Ambasada amerikane.Vizita e tij do të paraprihet nga takimet që në 10 korrik do të ketë Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland.
Uashtingtoni rrit vëmendjen ndaj Shqipërisë, duke shtuar vizitat e nivelit të lartë në Tiranë.
Zëvendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë zyrtari i tretë i lartë që do të qëndrojë në Tiranë, në një vizitë e cila është parashikuar të mbahet në fund të muajit gusht.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/zevendespresidenti-i-shba-takime-me-ata-qe-do-mbeshtesin-reformen-ne-drejtesi/