Britani, mijëra tubues në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra qytetarë britanikë kanë zgjedhur të marshojnë në Londër në shenjë proteste ndaj rezultatit të referendumit ku u vendos dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian. Nën moton ?marshim për evropën? tubuesit e organizuar në rrjete sociale kanë mbajtur pankarta në duar me emrin ?bremain? dhe ?ne e duam BE-ne?. Disa prej protestuesve mbanin dhe flamuj te unionit në duar. Pas marshimit protestuesit u grumbulluan në sheshin para parlamenti britanik. Demonstruesit thonë se fushata në Britani ka qenë abuzive dhe keqinformuese. Kjo është përpjekja e dytë pas peticionit në internet të mijëra qytetarëve që kërkonin përsëritjen e referendumit. Në votimin e 23 qershorit qytetaret në Britani votuan me 52 % të votave në favor të daljes nga BE-ja.