“Harrojini vendet e rezervuara” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kongresi i Partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut u shndërrua ne nje kopje te seancës plenare, ku partitë kryesore ne vend debatuan per reformën ne drejtësi, secila duke ruajtur llogoren e vet politike; kryesocialisti Rama beri thirrje per ta votuar reformën ne 21 korrik, numri dy i PD Edi Paloka kërkoi qe te mos votohet nje drejtësi e kapur nga qeveria dhe Vangjel Dule kërkoi dialog. Por nga ky kongres lideri i mazhorances Rama theksoi edhe njëherë se nuk do te pranoje formulën e vendeve te rezervuara per procesin e Vetingut, i cili përben çështjen e vetme qe mban peng konsensusin me opozitën. Kryeministri e ka bere te qarte se mbështet rolin e operacionit ndërkombëtar te monitorimit ne procesin e Vetingut. Roli i ndërkombëtareve ne procesin e Vetingut është kundërshtuar nga ish-kryeministri Berisha, ish-kryetarja e kuvendit Topalli, si dhe nga deputeti i LSI Spahiu, i cili per shkak te këtij qëndrimi u përjashtua nga partia.