Report TV - 'Ventouris Ferries' nis sezonin turistik me koncert të muzikës shqiptare

2016-07-17 5

Kompania e lundrimit Ventouris Ferries, e cila operon prej shume vitesh në linjën Bari-Durrës, e nisi sezonin veror me një koncert i cili u organizua në bordin e tragetit Rigel 2 i cili mbushi një vit që operon në këtë linjë.

Udhëtarët e tragetit Rigel 2 i kompanisë Ventouris Ferries e kanë nisur lundrimin në drejtim të Barit nën tingujt e një koncerti të organizuar në bordin e tragetit.

Mbrëmë këngëtarët Sidrit Bejleri, Juliana Pasha, Olta Boka dhe Kejsi Tola ishin të ftuarit e kompanisë Ventouris Ferries.

Kompania e lundrimit e cila operon prej shumë vitesh në linjën Bari-Durrës e nisi sezonin veror me një koncert i cili u organizua në bordin e tragetit Rigel 2 i cili mbushi një vit që operon në këtë linjë.

Udhëtarë dhe të ftuar për 2 orë ndoqën muzikë moderne në pjesën më të lartë të anijes lundruese.

Ndërkohë drejtuesit e kompanisë nëpërmjet këngëtarëve të njohur i bënë thirrje udhëtarëve dhe turistëve që të frekuentojnë tragetet e kësaj linje e cila ofron shërbim bashkëkohor.

Këngëtari Sidrit Bejleri kujtoi 2 korrikun e 25 viteve të shkuara kur shqiptarët udhëtuan në drejtim të Italisë duke u kacavjerrur nëpër litarët e anijeve ndërsa sot ata udhëtojnë në kushte moderne dhe nën tingujt e muzikës.

Koncerti i organizuar në bordin e anijes Rigel 2 shënon edhe flukset e emigrantëve shqiptarë të cilët vijnë në vendin e tyre për të kaluar pushimet.

Free Traffic Exchange