Report TV - ‘Drejtësia’ Rama tek PBDNJ: 21 Korriku ndan fatin e gjeneratës

2016-07-17 0

Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur në Kongresin e Partisë për të Drejtat e Njeriut, ku është prezantuar programi politik i saj, është ndalur tek Reforma në Drejtësi, kau ka thënë se Partia Demokratike po shqetësohet për politikanët, duke mos menduar fare për drejtësinë që duan shqiptarët. Ai ka shtuar se 21 korriku është dita kur do të përcaktohet fati i gjeneratës tjetër.

"Sa i përket Reformës në Drejtësi, Partia Demokratike po shqetësohet për politikanët. Të bëjmë zgjedhje që shkojnë përtej partive politike. Reforma është shembja e strukturës që kemi, kjo strukturë nuk funksionon. Është e kapur dhe e korruptuar. Ne mund të bëjmë në letër një strukturë të re, por a i transformojmë banorët e shtëpisë së vjetër në shtëpinë e re pa i kaluar më parë në një sitë, skaner etik e profesional? Duhet vullnet politik. Gjykatësit e prokurorët po bëjnë tregti me drejtësinë. Ka gjykatës në Shqipëri që kanë deklaruar 18 shtëpi. Nuk ka mëndje të arsyeshme që refuzon drejtësinë. Reforma në Drejtësi lidhet me fatin e vendit. Gjykatësit e prokurorët do kalojnë në sitë? tha Rama.

Duke u ndalur tek neni i shumë debatuar dhe pika ku ndan palët, neni 88 i Reformës në Drejtësi, Rama ka thënë se gjithë ndërkombëtarët e lexojnë ndryshe ndërkohë që Partia Demokratike e shikon ndryshe. Ai ka shtuar se më 21 korrik nuk do të miratohet thjeshtë një ligj, por do të miratohet fati i gjeneratës tjetër, asaj me një drejtësi që mbikëqyret nga faktori ndërkombëtar.

Free Traffic Exchange