http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar Prokurorisë se Përgjithshme, te hetoje kryeministrin Rama, i cili ka paguar 80 mije dollarë per nje foto me presidentin amerikan Barak Obama. Sipas kryetarit te PD, Basha, hetimet e bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe mediat prestigjioze ndërkombëtare tregojnë se Edi Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Lulzim Basha: Unë sot dua t?i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorisë shqiptare që paralel me hetimet që po kryen FBI, të nisë menjëherë hetimet brenda juridiksionit shqiptar dhe sipas ligjit shqiptar për këtë rast të pastër të korrupsionit politik. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohe kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë eurosh?Apo janë para ryshfeti e korrupsion?Sipas Bashes, fotoja e realizuar ne 2012 tregon mentalitetin e kryeministrit Edi Rama se me para, mund te blihet gjithçka. Per këto arsye sipas Bashes, kryeministri Edi Rama kërkon një drejtësi te kapur.Lulzim Basha: Në fund të fundit, drejtësia që do Edi Rama i ngjan asaj drejtësie që përfytyron e dëshiron çdo i kapur në krime e korrupsion, pra një drejtësi të njëjtë me të, ortak me të, të kapur në krim e korrupsion.Pas këtyre akuzave, ka reaguar edhe zyra e komunikimit prane kryeministrit, e cila ka saktësuar se Edi Rama as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të realizuar nje fotografi me presidentin Obama. ?Edi Rama nuk ka frikë nga drejtësia, nuk ka frikë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të drejtësisë, nuk ka frikë nga pavarësia e anëtareve që do të bëjnë vetingun e gjykatësve e prokuroreve, po Lulëzim Basha me Sali Berishën pse i tremben faktit që ata që do te gjykojnë prokuroret dhe gjykatësit, do te përzgjidhen nga SHBA e BE?!?, thekson zyra pranë kryeministrit.