Grabitja e një dite më parë në Rinas ka nxjerr në pah një skandal i cili ka cënuar jo pak sigurinë kombëtare e cila në perimetrin e aeroportit ?Nënë Tereza? menaxhohet nga TIA dhe ICTS.
Sipas kontratës koncensionare për perimetrin e sigurisë pistën dhe ambientin rrethues të aeroportit përgjegjësia është e koncensionarit TIA që ka kontraktuar më pas ICTS ndërsa policia e shtetit ka përgjegjësi për Terminalin e pasagjerëve dhe pikën e kalimit kufitar.
E teksa në aeroport bëhen kontrolle intensive qoftë dhe të imtësishme në pasagjer e bazgazhe, gjithçka rezulton se është fakteve pasi siç dhe fakton kjo pamje e fiksuar teksa grabitësit futen në pistë TIA dhe ICTS kanë lënë një portë tërësisht jashtë kontrollit, e është pikërisht porta e terminalit të karburanteve vetëm 500 më vijë ajrore larg vëndqëndrimit të avionëve ku lëvizin dhe pasagjerët.