Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grabitja e një shume të madhe parash në aeroportin ?Nënë Tereza? ka shqetësuar bankierët, të cilët kërkojnë zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje, e treta në harkun kohor të 18 muajve.
Spiro Brumbulli: Ajo që e bën të veçantë ngjarjen e djeshme është fakti që është e treta herë që ndodh brenda 18 muajve dhe ndodh në të njëjtin aks; nga qyteti në aeroport. Kërkojmë me forcë që rastet nuk mund të mbeten pa u zbuluar dhe në qoftë se ikën edhe ky rast pa u zbuluar, atëherë do të kemi një rast të katërt dhe të pestë.
Shoqata e bankave vlerëson se ngjarje të tilla krijojnë pasiguri dhe cenojnë klimën e të bërit biznes në industrinë bankare, që është një ndër më të rëndësishmet në vend.
Brumbulli: Ndërkohë që po bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur kreditimin ndaj ekonomisë, ngjarje të tilla nuk e ndihmojnë klimën e besimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bankieret-grabitjet-ndodhin-ne-te-njejtin-aks-duhet-te-zbardhen/