PD: Siguria kombëtare në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorit te Përgjithshëm dhe Presidentit te Republikës, qe te marrin masa, pasi grabitja ne aeroportin e Rinasit, ka vene ne rrezik sigurinë kombëtare.?Ndaj, Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të kryejë një hetim të shpejtë e të plotë pasi është cënuar rëndë siguria kombëtare e vendit.Partia Demokratike i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e të bëhet çdo analizë e të dalë çdo përgjegjësi për këtë krim të rëndë, që e ka nxjerrë vendin tonë të rrezikuar e të pasigurtë, pikërisht në kohën e kërcënimeve të mëdha të terrorizmit?.Sipas Palokes, grabitja ne Rinas dëshmon per lidhje te grabitësve me struktura shtetërore.?Kur Edi Rama, Saimir Tahiri e kupola e tyre drejtuese në Policinë e Shtetit marrin e japin me banditë, trafikantë, gjobvënës e vrasës, prej tre vitesh, sigurisht krimi rritet dhe fiton ato përmasa si me grabitjen e djeshme, ku persona të armatosur e me maska shkuan deri tek shkallët e avionit, dhe morën me dhunë miliona euro. Një gjë është e qartë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar sot: pa dorën, pa bashkëpunimin e një shefi të madh, asnjë grabitës s?do të mund të bënte atë që bëri dje.PD ka bere apel qe per kete ngjarje te kete hetim te plote e te nxirren te gjithë pergjegjesite.