Ora News – Panariti: Të trefishojmë eksportet për prodhimet e peshkut

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Industria e përpunimit ushqimor në Shqipëri është më e zhvilluara në Ballkan, por kjo industri nuk duhet të jetë e varur nga importi siç ka ndodhur deri më tani. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Bujqësisë dhe Administrimit të Ujerave Edmond Panariti, teksa vizitoi një biznes të përpunimit të peshkut në Lezhë.
Sipas Panaritit, duhet forcuar kapaciteti peshkues në ujërat e vendit tonë dhe për këtë duhet ndërtimi i një flote dinjitoze peshkimi në një kohë shumë të shpejtë.
Panariti: Që këtë viti do të hap negociatat me Bashkimin Evropian, dhe negocimi i kuotave që sot është 1600 ton do të bëhet vetëm mbi bazën e kapacitetit të instaluar të aftësive peshkuese, pra të flotës. Prandaj, urgjentisht ne duhet ta krijojmë këtë flotë, në mënyrë që pastaj të ulemi në mënyrë dinjitoze me partnerët evropianë për të negociuar shtimin e kuotave që për mendimin tim duhet të jetë trefish.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/panariti-te-trefishojme-eksportet-per-prodhimet-e-peshkut/