Report TV - Shoqatat e Biznesit: Të ulen gjobat ndëshkim tatimorëve kur “gabojnë”

2016-07-17 0

Nga ulja e gjobave, te krijimi i avokatit të bizneseve, te paralajmërimi për kontroll e deri te penalizmi i tatimorëve për ndëshkime te gabuara. Forumi i shoqatave të bizneseve ka bërë publike kërkesat që i ka dërguar Ministrisë së Financave në kuadrin e përmirësimit të klimës së sipërmarrjes.

Kreu i "Biznes Albania", Luan Bregasi kërkoi nga qeveria konsultimin me biznesin të çdo vendimi që prek interesat e tij. Ai kërkoi që gjobat për biznesin e vogël të aplikohen në disa faza.

Lidhur me rreth 50 mijë gjoba të vendosura së fundi nga sistemi elektronik i tatimeve, Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka tha se një pjesë e tyre janë të gabuara, dhe se po negociohet me administratën tatimore për rishikimin e tyre.

Free Traffic Exchange