Report TV - UKT me fitim, qytetarëve i'u kthehet një pjesë e lekëve se janë aksionerë

2016-07-17 2

Në fund të vitit qytetarët që paguajnë rregullisht faturën e ujit do t?ju zbritet një pjesë e lekëve. Kjo për shkak se Bashkia e Tiranës i ka kthyer në aksionerë qytetarët dhe deri më tani Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka dalë me fitim. Sa herë që UKT do të dalë me fitim një pjesë e qytetarëve nuk do të paguajnë të gjithë ujin që harxhojnë. Gjatë inspektimit të depos së ujit në Yzberisht, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur nismën e re për faturat e ujit.

Veliaj theksoi se Tirana po renditet ndër qytetet që paguajnë rregullisht ujin e pijshëm sicc është Përmeti apo Korca. Gjithashtu kryebashkiaku bëri të ditur se gjithë zona e Yzberishtit, Misto Mame dhe Unaza e re do të furnizohen normalisht më ujë të pijshëm.

?Ky ka qenë viti më i mbarë për UKT-në, ku pagesa e faturave ka shkuar në mbi 90%. Për herë të parë Tirana renditet mes qyteteve taksapaguese të mira siç janë Korça, Përmeti, të cilat e kanë traditë që qenit në rregull me pagesat. Tani që qytetarët janë treguar të rregullt me bashkinë, bashkia duhet të jetë po aq e rregullt me qytetarët. Më vjen mirë që ky investim zgjidh një ngërç që kishte zgjatur prej disa vitesh dhe e çon në drejtimin e duhur çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën e Yzberishtit?, deklaroi Veliaj.

Për zonën e Yzberishtit dhe Misto Mames, Kryetari i bashkisë tha se do të shtohen edhe kopshtet e çerdhet.

'Do të vijojmë me investime në këtë zonë dhe sipas planit të ri urbanistik do të shtojmë linjat e autobusëve, që komunikimi me Tiranën të jetë më i zhdërvjellët. Gjithashtu, do të vazhdojmë me projektin tonë të shkollave, kopshteve e çerdheve. Ato që banojnë këtu janë kryesisht familje të reja, e si të tilla kanë fëmijë të vegjël që kanë nevojë për çerdhe, kopshte e gjithë infrastrukturën sociale?, tha Veliaj.