Llalla: Dështuam në garantimin e sigurisë në Rinas - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas grabitjes spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëroi nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtare te policisë, të cilit kishin si detyrë te garantonin sigurinë si brenda ashtu edhe jashtë aeroportit. Ermal Milorim, shefi i komisariatit të Rinasit, do të jetë zyrtari parë i lartë që do të merret në pyetje nga organi i akuzës, pasi është përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë, pas atentateve terroriste në Stamboll. Gjithashtu, ka pasur një urdhër të shefit të komisariatit që e detyronte ruajtjen e çdo porte me punonjës policie dhe në çdo rast, dyert duhet te hapeshin vetëm në prani të forcave të policisë me procesverbal. Por, si garantohej siguria në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinas pas sulmeve në Turqi? Rreth 65efektivë të policisë, përfshirë forcat speciale, agjentët e antiterrorit ishin të dislokuara në pjesën e jashtme dhe të brendshme të terminalit por edhe kjo prani e shtuar nuk ndikoi në parandalimin e grabitjes. Pas këqyrjes në terren, grupit i punës i ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme doli në konkluzionin se,masat e sigurisë në Rinas rezultuan jo efikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes se një sasie te konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve. Po kështu, 20 efektivë të policisë private të ?ICTS Securety? dhe ?Nazeri 2000? ishin të kontraktuar nga drejtoria e Aeroportit te Rinasit për të monitoruar pistën dhe ruajtjen e karburantit te mjeteve fluturues. Përveç kësaj, një tjetër shkelje e kompanisë private ka qenë ajo e futjes së automjetit në pistën e aeroportit, pasi ata kanë hyrë në portën e gabuar, në një kohë kur porta tjetër, sipas ekspertëve ka pasur nivel më të lartë sigurie sesa ajo qe u përdor diten e enjte, e cila shërben edhe për furnizimin me karburant të avionëve apo futjen e bagazheve të udhëtarëve.