Pas grabitjes së bujshme të parave që ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasin, ka ardhur edhe deklarata e Parisë Demokratike.
Edi Paloka nënkryetari i partisë demokratike është shprehur se ngjarja e djeshme në Rinas është dëshmi e shkallmimit të çdo standardi sigurie në vend, dhe konfirmim se Shqipëria dhe shqiptarët janë më të ekspozuar se kurrë dhe më të pambrojtur se asnjëherë më parë nga krimi dhe pasojat e tij.
Sipas Palokës, kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e lehtësis që krimi ka për të shkelur edhe në vende e territore që duhet të ishin të paprekshme.