Rama, donacion për Obamën? - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje donacion prej 80 mije dollarësh ka mbërritur nga Shqipëria ne vitin 2012 per te mbështetur kandidatin e atëhershëm per president Barak Obama. Siç raporton agjencia ?Reuters?, Bilal Shehu, nje shofer limuzine ne Nju Xhersi, me origjine shqiptare, ka pranuar ne gjyq se donacioni është përdorur gjate grumbullimit te fondeve per Obamen. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës është e ndaluar qe kontribute financiare nga jashtë vendit te përdoren ne zgjedhjet presidenciale per mbështetjen e ndonjë kandidati dhe shtetasit e huaj duhet te shoqerohen nga qytetare amerikane gjate pjesëmarrjes ne evente ku mblidhen fonde.48-vjeçari i tha gjykatës se kishte marre nga nje banke nga jashtë nje transferte prej 80 mije dollarësh per blerjen e dy biletave per familjen e tij per nje mbledhje fondesh te presidentit Obama ne San Francisko. Prokuroret nuk e kane identifikuar burimin, apo shtetasin e huaj. Por kongresmeni republikan Dana Rohrabaher u tha autoriteteve se i huaji qe ka përdorur kete bilete eshte Edi Rama. Ai, sipas tij, ka tentuar te hyje me njërën nga biletat e familjes Shehu ne aktivitetin e mbledhjes se fondeve per te bere nje foto me Obamen, por nuk eshte lejuar brenda dhe fotografinë e ka bere ne dalje.Me pas prokuroret nisen hetimet. Kongresmeni ka paraqitur foton e vitit 2012 te Edi Rames dhe Barack Obames dhe eshte shprehur se ajo eshte përdorur nga kreu i atëhershëm i opozitës shqiptare me qellim mashtrimi, per te treguar përpara zgjedhjeve qe e sollën ne pushtet se kishte nje marrëdhënie te afert me presidentin amerikan. 48-vjeçari Shehu pritet te dënohet me 5 vjet burg dhe nje gjobe prej 250 mije dollarësh.