Report TV - Blushi: PS-PD-LSI duan një President të paaftë e mediokër

2016-07-17 0

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se tre partitë e mëdha parlamentare nuk duan që Shqipëria të ketë një President të zgjedhur nga populli. Sipas tij, kjo vjen për shkak se partitë politike duan të kenë një president nën vete, të paaftë dhe mediokër.

?Gjatë kësaj jave kam dëgjuar shumë gjëra brenda dhe jashtë kësaj salle. Nuk duan që presidentin ta zgjedhin nga populli, duan ta mbajnë vetë. E di sa palë në këtë parlament duan ta mbajnë presidentin nën vete. Ata 10 që kemi firmosur, duam që presidenti të jetë jashtë palëve. Janë tre partitë e vjetra ata që nuk e duan, Rilindja, PD e LSI, që nuk duan që populli i Shqipërisë të votojë presidentin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sepse kanë një mundësi që në rastin e zgjedhjes së presidentit të bëjnë një Pazar. Zgjedhja me 71 vota është shumë më e thjeshtë dhe s?ka kokëçarje. Si ka mundësi që Prokurori, avokati populli zgjidhen me 84 vota, gjykatësit zgjidhen me 94 vota, Presidenti zgjidhet me 71 vota. Kjo s?është qesharake, por më shumë se kaq. Është një absurd që nuk po mbaron. Tregon sesa respekt kanë partitë në këtë Parlament për Presidentin?, u shpreh Blushi.

Free Traffic Exchange