Reforma në drejtësi futet në kalendar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca është e vendosur ta çoje para reformën ne drejtësi, duke kërkuar ne konferencën e kryetareve miratimin e ndryshimeve kushtetuese ne 21 korrik, si dhe kalimin brenda këtij sesioni te 7 ligjeve; qëndrim ky qe ka hasur ne kundërshtimin e opozitës. Votimi është formal, pasi maxhoranca i ka votat për te miratuar futjen e reformës ne drejtësi ne kalendar; por ish-kryeministri Sali Berisha ka përdorur deputetin gjerman Krichbaum per t?i kujtuar maxhorances sa rrezikon Shqipëria, nëse nuk miraton reformën ne drejtësi. Nga foltorja ish-kryeministri Berisha ka përsëritur se rekomandimi 88 është i vetmi kusht i opozitës; duke mos përmendur me ne fjalën e tij kritikat per rolin e ndërkombëtareve ne procesin e Vetingut. Por si asnjëherë me pare maxhoranca zgjodhi te mos replikoje me ish-kryeministrin dhe asnjë deputet i koalicionit qeverisës nuk u çua ne foltore per t?iu përgjigjur akuzave te Berishës. Por megjithatë, Berisha e ka marre nje përgjigje nga shumica; ne tavolinat e deputeteve është shpërndare Kushtetuta e Re e Shqipërisë, ku është përfshire reforma ne drejtësi, nje botim i mbështetur nga Ambasada Amerikane e qe tregon vullnetin e shumicës per te miratuar reformën.