Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky sezon veror e ka gjetur kryeqytetin nen ritmet e muzkës latine. Në sheshin ?Nënë Tereza? kanë qenë të shumtë ata që kanë marrë pjesë në mbremjet latine, ndërkohë që të tilla do të ketë edhe në zonat bregdetare në muajt në vijim.
Latin Night Fest mblodhi në Tirana Fan Zone dhjetra qytetarë që kërcyen sëbashku në ritmet latine.
Të rinj, fëmijë por edhe moshat e treta, u bënë pjesë e performancave latine nën udhëheqjen e koreografëve shqiptarë.
Për organizatorët kjo mbrëmje synon të argëtojë dhe të sjellë një frymë të re në vend, ndërsa do ti shtrijnë aktivitetet e tyre edhe përgjatë bregdetit.
Por protagonistë kanë qenë vetë qytetarët, të cilët mbrëmje të tilla i shohin si domosdoshmëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/mbremje-latine-ne-tirane-gjate-sezonit-turistik-do-te-zhvillohen-edhe-ne-bregdet/