Report TV - Vendimi i qeverisë/Klosi:Njihen vitet e punës para janarit të 1994

2016-07-17 5

Ministri Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt.

Klosi tha se kjo zgjidh problemin e qytetarëve që i drejtoheshin deri më sot Gjykatave pasi nuk i njiheshin.

"Ky vendim lidhet me njohjen e viteve të punës, dokumentacioni për të cilat për arsye nga më të ndryshmet nuk ka qenë i rregullt, i detajuar, i përcaktuar, apo në shumë raste të tjera, jo për faj të qytetarëve shqiptarë, vitet e tyre të kontributeve shoqërore nuk kanë të dokumentuara.Kjo për vite me rradhë ka penguar mijëra qytetarë shqiptarë të marrin atë që ju takon, pensionin, në bazë të kontributit të tyre.Vendimi ka për qëllim që të zgjidhë disa probleme thelbësore të dokumentimit dhe vlefshmërisë së periudhave të sigurimit dhe vjetërsisë në punë të personave që kanë punuar në ish- ndërmarrjet apo ish-kooperativat bujqësore, përpara datës 01.01.1994, për të cilat sot e kësaj dite ka nëpër gjykata mijëra procese të rregjistruara për të marrë të drejtën e përfitimit të pensioneve.Sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore, të gjitha periudhat e punës së para 1 janarit 1994, njihen për efekt të llogaritjes së pensionit kundrejt dokumentacionit, libreza pune, rregjistra etj, kur këto dokumenta janë të rregullta, të padëmtuara, të plotësuara sipas përcaktimeve të ligjeve të kohës.Por gjatë periudhës së tranzicionit, shumë prej këtyre dokumentave janë dëmtuar, disa me qëllim, disa nga trajtimi në kushte jo të përshtatshme, janë djegur, janë bërë të palexueshme etj..Në këto kushte sigurimet shoqërore nuk mund ti njihnin këto periudha, duke i orientuar drejt gjykatës, e cila ishte e vetmja që mund të njihte periudhat e punës.?, tha Klosi.

Kompensimi i energjisë për pensionistët në fshat
Ministri Klosi u ndal tek një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionistët në disa zona rurale, të cilët do të përfshihen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh.

"Lajmi i dytë i mirë për qytetarët shqiptarë sot shkon gjithashtu për shtresat më në nevojë të shoqërisë shqiptarë dhe me më shumë kontribut , që janë pensionistët.
Pensionistët në zonat rurale do të përfshihen gjithashtu në skemën e pagesës për kompesim të energjisë elektrike pas heqjes së fashës së konsumit prej 300 kwh në muaj.
Vendimi shkon në ndihmë të mijëra familjeve pensionistësh. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave qe u miratua dje u shtuan perfituesit edhe per disa familje pensionistesh qe banojne ne zonat rurale dhe ne pergjithesi te gjithe periferite e qyteteve si dhe disa qendra te banuara qe nuk merren me bujqesi etj) Në projektvendim janë përfshirë keto kategori të veçanta pensionistësh :

Të moshuarit që janë pensionistë e banojnë në fshat; në zona të cilat konsiderohen ende si zona rurale por në fakt e kanë humbur kuptimin pasi janë kthyer ne qendra të banuara dhe ku familja nuk ka as tokë dhe as ndonjë mundësi tjetër për të zhvilluar prodhimin b...