Report TV - Trafiku italo-shqiptar, policia sekuestron 170 kg marijuanë në det

2016-07-17 0

Një varkë e vogël është parë 20 milje nga bregu midis Brindizit dhe Leçes prej një helikopteri gjerman i përfshirë në një operacion të quajtuar Triton ndërmarrë nga Komuniteti Europian, shkruan Leccesette. Helikopteri po kryente patrullimin rutinë përgjatë ujrave të Adriatikut në momentin që ka zbuluar një gomone të vogël e cila transportonte 170 kilogramë marijuanë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Prania e paketimeve të dyshimta të cilat zakonisht përdoren për të mbrojtur drogën nga lagështia dhe kripa ka bërë që helikopeteri gjerman të ndizte alarmin për të njoftuar Guardia di Finanza. Skafistët pasi kanë kuptuar se kanë rënë në gjurmën e autoriteteve kanë hedhur drogën në det dhe janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Operacioni ishte i vështirë për shkak të kushteve sfiduese të detit. Sipas llogarive të policisë italiane do të duhej edhe vetëm një orë që droga të mund të zbarkohej në brigjet italine. Kjo ka shtyrë autoritetet e atjeshme të nisin hetimet për të gjetur nëse dikush ishte në territorin Italian duke pritur pakot e drogës.