Report TV - Altin Mici, stilisti nga Shijaku që veshi Kombëtaren në Francë

2016-07-17 21

Altin Mici, një stilist që vjen nga qyteti i vogël i Shijakut arrin të befasojë, jo vetëm me historinë e tij të suksesit, por edhe me veçoritë e karakterit. Siç do ta zbulojmë në këtë intervistë, ai prezantohet i qetë, me këmbë në tokë e një barrë mend në kokë. Ka një thjeshtësi të admirueshme, paqe në sy, ku duket sikur ende nuk është zhdukur ai ëndërrimi entuziast i 12-vjeçarit të vogël shijakas të para viteve ?90, adoleshentit që kërkonte të çante kufijtë e mbyllur të Shqipërisë Komuniste e të varfër.
Jeta në rininë e Altin Micit, nuk është treguar aq bujare me të, por Zoti i kishte dhënë dhuntitë që ai i njohu shpejt brenda vetes së tij.

Pas vdekjes së babait që e la të vogël e në vështirësi ekonomike së bashku me nënën, Altin Micit i duhej të ndihmonte ekonominë e shtëpisë, duke përdorur makinën qepëse që e kishin në shtëpinë e tyre. Nuk ishte më shumë se 12 vjeç kur së bashku me një punë që iu ofrua në një rrobaqepësi nisi të realizonte në makinën qepëse veshjet e para për shokët e shoqet e klasës. Konfirmimi i parë i talenti ishte kur realizoi për vete një palë rroba plazhi dhe të gjithë shokët e pyesnin nëse ?i kishin ardhur nga jashtë?.

Në Shqipëri në atë kohë censurohej moda, por ëndrrën e Altin Micit as koha, as hallet nuk arritën ta censuronin. Ai tashmë ka krijuar një standard të lartë me firmën e tij, duke mos i mbajtur sytë nga emigracioni. Kjo është një histori e bukur suksesi, që së fundi Altin Mici e kurorëzoi me veshjet fantastike e dinjitoze të kostumeve të Kombëtares së futbollit kur u prezantua në Francë. Kjo arritje e fundit qe shtysa që ta takonim Alin Micin në studion e tij. Këtë herë klientët e tij kishin ardhur nga Kosova, ishte dhëndri që sapo kishte përfunduar kostumin dhe natyrisht edhe vëllai i dhëndrit duke bërë provat me kostumin e pjesëmarrjes në dasmën e të vëllait. Nuk mund të mos përfshiheshim edhe ne në atmosferën e gëzuar të klientëve të tij.


Interesante është kjo karriera juaj, rrugëtimi juaj në fushën e stilit, në një fushë që nuk rrihet shumë këtu, por sidoqoftë edhe duke u përfaqësuar nga një stilist mashkull, jo se nuk ka, por nuk ka një stilist që mendon për veshjen e meshkujve. Kjo është e rëndësishme, dikush duhet të mendojë sesi të vishen bukur. Si ka nisur kjo histori pasioni?
Kjo është një histori, d.m.th. që ka lindur bashkë me mua. Është një histori që ka lindur qysh herët, në moshë shumë të vogël. Kam qenë ndoshta 12 vjeç kur jam përballur për herë të parë me këtë profesion, i shtyrë pak ndoshta nga familja edhe nga fakti që un vet kam qenë shumë kureshtar. Kam pasur një makinë qepëse në shtëpi dhe pasditeve, kur s?kisha ç?të bëja, filloja të merresha me makinën. Aty pastaj m?u ngjall interesi për të ndjekur profesionin. Kam ndjekur, le të themi, mini-kurse te profesionistë të fushës dhe pastaj fillimisht fillova të qep pantallona për shokët e shoqet e klasës.

E bukur kjo histori. Ju kishit dikë që kishte talent për të qepur në shtëpi, apo e përdornit makinën qepëse vetëm për nevoj...

Free Traffic Exchange