Ora News – Presioni ndërkombëtar për drejtësinë, Arben Çuko: Do të shtohet deri me 21 korrik

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkombëtarët prej ditësh kanë shtuar presionet ndaj politikës shqiptare për miratimin e reformës në Drejtësi.
Por Arben Çuko, anëtari socialist i Komisionit të Sigurisë, pret që ky presion të shtohet deri më 21 korrik.
Çuko: Mendoj që ky presion do të shtohet në 20 ditët e ardhshme. Ndërkombëtarët tashmë janë të bindur që zhvillimin real të Shqipërisë, shoqërisë shqiptare, të shtetit shqiptar e mban peng sistemi i sotëm i drejtësisë.
Në studion e lajmeve të Ora News, përfaqësuesi i mazhorancës u shpreh optimist për votimin, pasi vlerëson se tashmë ngërçi i vetëm është ai mes lidershipit të Partisë Demokratike dhe ndërkombëtarëve, e veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Çuko: Nuk ka ngërç tashmë midis mazhorancës, opozitës dhe ndërkombëtarëve. Ngërçi tashmë ekziston midis Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe ndërkombëtarëve dhe konkretisht amerikanëve.
Dhe një votë kundër reformës në drejtësi, sipas Çukos do ta çonte PD drejt rrënimit si parti dhe shndërrimit në një grup njerëzish antiamerikanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presioni-nderkombetar-per-drejtesine-arben-cuko-do-te-shtohet-deri-me-21-korrik/