Report TV - Rama takon Yildirim, bisedime për sigurinë dhe sfidat e ekonomisë

2016-07-17 0

Kryeministri Edi Rama u prit në një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake nga Kryeministri turk Binali Yildirim, i cili shprehu kënaqësinë që të priste shefin e qeverisë shqiptare si të parin Kryeministër në Ankara, pas marrjes së detyrës disa javë më parë. Sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe ekonomisë ishin temat kryesore të bisedës mes dy kryeministrave dhe delegacioneve që i shoqërorin. Ndërsa gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, dy kryeministrat dënuan sulmet terroriste në Stamboll një natë më parë si dhe shprehën domodoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

"Shqipëria është gjithmonë pranë nesh, po ashtu dhe populli shqiptar. Kjo është një kënaqësi e veçantë për re. Çdo lloj terrori, ISIS, Kurdët dhe organizatat e tjera terroriste, na vërtetuan se ne kurrë nuk mund të mbajmë qëndrime të ndryshime lidhur me luftën që duhet të bëjmë kundër këtyre organizatave terroriste. S'mund të ketë organizata terroriste të mira dhe të këqija. Qëllimi i tyre është të ndjellin vdekjen", u shpreh Yildirim.