Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, për rreth 3 muaj, ka kryer mbi 300 telefonata në drejtim të 32-vjeçares I.T si dhe një numër të lartë mesazhesh me tekst.
Shqiptarja.com ka siguruar edhe mesazhet që gjyqtari Çobo i ka drejtuar kallëzueses, e cila kishte hapur një proces civil divorci dhe gjyqtari i çështjes ishte pikërisht Shyqyri Çobo.
Në këmbim të dhënies së vendimit ai ka kërkuar favore seksuale. Nga mesazhet duket qartë tendenca e gjyqtarit ndaj 32-vjeçares pasi i drejtohet asaj me fjalët "zogu", "je tepër femërore" apo dhe se "s'dua të të humbas".
Ndërsa në një tjetër mesazh, gjyqtari Çobo i shkruan 32-vjeçares se të ketë të dashur gjyqtar është luks.
?Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ?kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks?, thuhet në mesazhin e gjyqtarit Shyqyri Çobo.