Report TV - Rinas, rriten masat e sigurisë pas atentateve në Stamboll

2016-07-17 0

Menjëherë pas atentateve të mbrëmjes së të martës në aeroportin e Stambollit, Policia e Shtetit ka shtuar masat dhe kontrollet në pikat e kalimit kufitar.

Masa të shtuara ka pasur veçanërisht në aeroportin e Rinasit, ku kontrollet me qen antieksploziv janë të shpeshta ndërsa një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, patrullon në terminal apo në zonën për rreth.

Shefi i komisariatit të Rinasit Ermal Milori, jep detaje mbi masat e sigurisë të marra në aeroportin e Rinasit, pas sulmeve të përgjakshme në Stamboll.

Kontrollet me qen, por edhe me skaner janë pjesë e punës së policisë për rritjen e sigurisë në aeroport.

Sipas Milorit, masat janë marrë edhe në sektorë të tjerë të aeroportit, ndërsa nuk janë vërejtur sipas tij raste të dyshuara për t?u verifikuar.

Free Traffic Exchange