Report TV - Basha-Krichbaum: PD e voton reformën nëse pranohet neni 88

2016-07-17 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e sheh fatin e reformës në drejtësi të lidhur ngushtësisht me zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Gjatë një deklarate për mediat, pas takimit me kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, Basha tha se opozita është e gatshme t'i japë zgjidhje reformës, nëse zbatohet ky detyrim.

"Nuk pranojmë një drejtësi "Venecia minus", pasi kjo kthehet në një drejtësi të kapur, në një padrejtësi për qytetarët. Sot, i bëj një thirrje mazhorancës se nëse zbatohet rekomandimi 88 i Venecias, jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje përfundimtare. Shqiptarët nuk meritojnë ikje nga detyrimi që ka gdhehur Venecia si për mazhorancën ashtu edhe opozitën. I bëj një thirrje m,azhorancës që të mos kapet pas alibive dhe të mos tjetërsojë detyrimin që ka për zbatimin e plotë të rekomandimit numër 88", u shpreh Basha.

Free Traffic Exchange