Basha: Nuk heqim dorë nga “Venecia” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rekomandimi nr 88 i Komisionit te Venecias i është prezantuar nga Partia Demokratike kryetarit te Komisionit per Çështjet e Integrimit ne parlamentin gjerman Krichbaum, si baza e vetme per gjetjen e kompromisit per reformën ne drejtësi. Kryetari i demokrateve Basha ka theksuar se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e saj per zbatimin e ketij paragrafi ne opinionin final te Venecias. Dhe Lulzim Basha ka bere edhe njëherë thirrje maxhorances qe te pranoje rekomandimin e Venecias. Rekomandimi 88 i Venecias nënvizon: ?Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të 4 institucioneve, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës?. Ne debatin per kete rekomandim maxhoranca këmbëngul tek pjesa e pare e paragrafit, ndërkohe qe opozita i meshon pjesës se dyte te tij.

Free Traffic Exchange