Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit shfuqizon dhe masën e arrestit në shtëpi për dy drejtorët nga sektori i forcave operacionale të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, në lidhje me pajisjen e përgjimit
Avokati thotë se sipas këtij vendimi, oficerët Artion Duka, Ention Xhelilaj janë të lirë të rikthehen në detyrë.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Gjyqtari Metush Saraçi, dhe anëtarë Ilir Toska dhe Edlira Petri informon gazetarja Keti Banushi.
Më 16 qershor po kjo gjykatë shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Tiranës për drejtorin e policisë së Shtetit Haki Çako i cili e pezullonte nga detyra.
Gjykata e Apelit çmonte se Gjykata e Shkallës së parë nuk ka vlerësuar siç duhet mungesën e rrethanave që të bëjnë të besosh se personi nën hetim mund të vërë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-rikthen-ne-detyre-edhe-dy-drejtoret-e-haki-cakos/