Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një gjyqtar është pezulluar nga detyra e tij në Gjykatën e Beratit pasi dyshohet për konsumimin e veprës penale të ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarit?.? në formën e kërkimit të favoreve seksuale.
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ?pezullim nga detyra? për gjyqtarin e Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo.
Kallëzuesja është një grua nga Berati palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo. Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T për krijimin e një lidhjeje intime. E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin. Sipas prokurorisë gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3 mujore.
Gjyqtari sms kallëzueses donte ta bënte mike
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga shtetasja I.T. pranë Policisë Vendore, Berat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoi-te-divorcohej-gjyqtari-i-beratit-i-kerkon-favore-seksuale/