Ora News – Durrës, uji kërkohet të rritet me 7 lekë për metër kub

2016-07-17 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetaret durrsakë do t?u duhet të paguajnë 7 lekë më tepër për shërbimin e ujit të pijshëm për metër kub dhe 5 leke me shumë për largimin e ujerave të ndotura.
Ujësjellës Kanalizime sh.a Durrës ka zhvilluar seancën dëgjimore me publikun me qëllim informimin e tij për kërkesën drejtuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritjen e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotura. Kërkesa e UKD -së për rritjen e tarifave është e njëjta e një viti më parë.
Denis Gjoni, drejtor pranë UKD: Largësia nga ne që marrim ujin, 45 km nga burimi e cila përbën një kosto shumë të madhe të energjisë dhe kjo rrit edhe koston e ujit. Aktualisht, 50% të shpenzimeve i kemi nga kostoja e energjisë.
Kryetari i komisionit rregullator pranë ERRU-së Ndricim Shani ka vlerësuar se problematika e ujësjellësit të Durrësit është e tillë që nevojiten shpenzime të mëdha që nga nxjerrja në Fushë Kuqe, deri në mbërritjen e tij në Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-uji-kerkohet-te-rritet-me-7-leke-per-meter-kub/