Drejtësia Shqiptare është përfshirë nga një skandal seksual. Me kërkesë të prokurorisë krimet e rënda kanë pezulluar nga detyra gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo që shihni në këtë foto, kjo pasi ai rezulton se ka shpërdoruar detyrën duke kërkuar favore seksuale nga një 32-vjeçare.
Sipas prokurorisë është shtetësja I.T nga Berati që ka kallëzuar në polici gjyqtarin për ngacmim seksual. 32-vjeçarja kishte depozituar në gjykatën e Beratit një kërkesë për tu divorcuar nga i shoqi, por këtu ka nisur dhe tmerri i saj me drejtësinë ku gjyqtari i çështjes Çobo në vend të drejtësisë i ka kërkuar favore seksuale.
Nga hetimet rezulton se qytetarja është takuar me gjyqtarin jashtë orarit të punës dhe ambienteve të gjykatës. Ajo ka deklaruar para hetuesve se e ka takuar pasi kishte frikë se ai s?do ti jepte divorcin me të shoqin.
Kjo nuk është hera e parë që Çobo përballet me drejtësinë pasi në 2013 ai u hetua për fshehje pasurie, por fati i kësaj akuze mbeti mister ndërsa KLD refuzoi ta shkarkoj nga detyra dhe pse ministri asokohe Nasip Naco kërkoi masën ndaj gjyqtarit.
?Më kosidero mik?, është një nga sms e shumtë që gjyqtari i ka dërguar 32-vjeçares e cila shkëmbeu numrin me gjyqtarin me qëllimin se ai do ta ndihmonte për të gjetur një avokat mbrojtës.
Por sms nuk ishte i vetmi pasi nga hetimet dhe përgjimet e kryera kanë rezultuar plot 300 telefonata në drejtim të numrit të 32 vjecares.
Vetë gjyqtari e ka mohuar të ketë pasur qëllimin e krijimit të një lidhje intime me I.T palë në çështjen e gjykuar prej tij, por për prokurorinë sms dhe telefonatat e shumta janë prova që kanë zbuluar skandalin seksual.
Skandali seksual që ka përfshirë drejtësinë i shtohet atij të të zgjedhurit lokal në Bashkinë e Peshkopisë kryebashkiakut Shukri Xhelili për të cilin qeveria shqiptare vendosi ta shkarkoj nga detyra dhe ai ndodhet pas hekurave.