Vlorë, 7 të arrestuar në tre operacione antidrogë, sekuestrohen 72.5 kg kanabis

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës ka sekuestruar 72.5 kg kanabis në tre operacione të ndryshme të zhvilluar përgjatë 12 orëve të fundit. Si posedues të lëndës narkotike, blutë kanë vënë në pranga 7 persona.Policia thotë se droga ishte me destinacion shitje në qytetet Vlorë dhe Fier.
Në operacionin antidrogë të koduar ?Vjosa?, policia arrestoi Fatmir Hametin, 47 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për të njëjtën v.penale).47-vjeçari u kap në flagrance me një sasi lënde narkotike prej 25 kg e 500 gr të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, të cilën e kishte fshehur në garazhin e një banese në lagjen ?Isa Boletini? Vlorë, të sistemuar në dy thasë plastikë të zinj dhe në një bidon plastik, gati për ta shitur.
Në operacionin e dytë të koduar ?Llakatundi? u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, përkatësisht:
? Ilir Hoxhaj, 26 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
-Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
? Endri Hoxhaj, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë në rrugën nacionale Babicë ? Vlorë (pranë një karburanti), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas tip ?Furgon Hundai? me targë AA687HY është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike prej 29 kg e 500 gr të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, e cila ishte e sistemuar në 5 thasë plastikë të zinj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/7-te-arrestuar-ne-tre-operacione-antidroge-sekuestrohen-72-5kg-kanabis/

Free Traffic Exchange