Hilmi Velagoshti gazetar në redaksinë e Gjuhës Shqipe në radion ?Zëri i Turqisë?, në Stamboll në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se autoritetet turke ende nuk kanë identifikuar emrat e autorëve të sulmit të trefishtë në aeroportin e Stambollit.
Ai ka thënë se, aktualisht situata po i kthehet normalitetit, ndëkrohë që ende nuk janë identifikuar të gjithë viktimat e këtyre sulmeve.
?Aktualisht situata është kthyer në normalitet në aeroport pas sulmit të trefishtë në aeroportin Ataturk në Stamboll që është i treti në botë për nga numri i pasagjerëve. Sulmi ka ndodhur në terminalin e pritjes së linjave ndërkombëtare. Menjëherë pas shpërthimit të parë kanë ndodhur dhe dy të tjera, ku është qëlluar me kallashnikov në drejtim të pasagjerëve. Pasi autori është plagosur, ai ka shpërthyer eksplozivin.Autoritetet po punojnë në pistën e një sulmi terrorist nga ISIS. Trafiku ajror e rrugor është bllokuar për më shumë se 6 orë. Asnjë autoritet zyrtar nuk a folur zyrtarisht për autorësinë e krimit apo personat e përfshirë. Janë dyshime, pasi nuk ka pasur asnjëherë një sulm të tillë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Pjesa kryesor e viktimave nuk janë të identifikuar ende? ka thënë ai.
Velagoshti ka shtuar se, ky bilanc i të vdekurve e të plagosurve mund të jetë paraprak, pasi shumë prej të shtruarve në spitale janë në gjendje të rëndë.