Report TV - Tiranë, sekuestrohen 30 kg kanabis, arrestohen 3 persona

2016-07-17 4

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për shitje të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Të tre të arrestuarve iu është sekuestruar 30 kg lëndë kanabis. Të arrestuarit janë Ilir Kaja, 47 vjeç, Juri Muça, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe Krasniq Krasniqi, 32 vjeç, banues në Durrës.

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa në zonën e Oxhakut.

Në momentin e arrestimit Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri tjetri dhe nga automjeti tip "Seat" me targë AA 457 MZ, ndersa Juri Muça po qëndronte disa metra me tutje duke ruajtur dy personat e tjerë. Në këto momente është bërë ndërhyrja e menjëhershme si dhe është ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar, ku në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një thes brenda të cilit ishin të paketuara 6 thasë të tjerë të mbështjellë me celefon të trashë.

Në brendësi të të këtyre thasëve ishte lënda e dyshuar si narkotike e llojt kanabis sativa e cila pas peshimit rezultoj e peshës 30 kilogramë.

Policia gjithashtu ka arrestuar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 4 telefonë celularë.